Presidenti Ilir Meta deklaroi në tubimin e thirrur prej tij se do të firmosë në shesh dekretin e anulimit të ligjit që ndryshon formulën e betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Por gjatë fjalës së tij, presidenti tha se do të shkojë në zyrën e tij për të firmosur dekretin dhe më pas do të kthehet për dekretin tjetër, atë të shpërndarjes së Parlamentit.