ITALI, 28 shkurt 2013 – Policia e Xhenovës ka vënë në pranga një natë më parë dy shtetas shqiptarë të ndaluar nën akuzën “shpërndarje lëndësh narkotike”. Mediat italiane bëjnë të ditur se karabinierët kanë zbuluar në shtëpinë e shqiptarëve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, 1 kg marijuanë dhe 50 gram kokainë.

Krahas lëndës narkotike shqiptarëve u është gjetur në shtëpi edhe materiale që përdoren për përgatitjen e dozave si peshore dhe celofon për paketimin e lëndës narkotike.  

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/