Policia spanjolle ka shkatërruar një organizatë kriminale e përbërë nga 2 shqiptarë, 2 spanjollë dhe lideri i tyre me kombësi kolumbiane, të cilët janë arrestuar.
Gjaët operacionit të policisë vendase në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe Europol, u bë i mundur sekuestrimi i një sasie rekord kokaine prej 1 ton, si dhe një shumë prej 1.550.000 eurosh.
Mësohet se duke u hequr si kompani që ofronte transport, ata transportonin sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia për në Spanjë me fluturime charter.
Mafies, e cila e kishte bazën në Shqipëri dhe operontë në Spanjë, në total iu sekuestruan 790 pako me kokainë, disa automjete shumë kubikëshe, telefona dhe karta identiteti false, si dhe municione.
Shqiptarët transportonin sasi të mëdha kokaine që vinte nga Kolumbia me anë të avionëve të vegjël. Ata e përdornin Spanjën si portë hyrëse për drogën, e cila kishte destinacion vendet e Europës.





