Policia rumune ka arrestuar një shqiptar së bashku me gruan e tij rumune pasi janë kapur duke shpërndarë kokainë.

Policia e Modenas bën me dije se shqiptari ishte pikasur që nga qershori i vitit të kaluar teksa shkëmbente një pako të dyshimtë në një parking makinash.

Që atëherë ishte mbajtur nën vëzhgim nga agjentët.

37-vjeçari shqiptar u kap në një qendër tregtare, së bashku me partneren e tij 36-vjeçare me kombësi rumune. Gjatë kontrollit, policia i gjeti 34 doza kokaine me një total prej 46 gramë.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesë, shqiptarit iu gjetën edhe 650 gramë kokainë si dhe 3,500 euro.