Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin "Fusha e Rërës", ndërsa në pranga ka rënë një 46-vjeçar i dënuar më parë për "Vrasje me dashje".

Operacioni është bërë në kuadër të masave për goditjen e personave që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në shkolla, ku është sekuestruar heroinë dhe cannabis sattiva.

NJOFTIMI I POLICISË

Në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla,  parandalimit dhe goditjes së shpërndarjes së lëndeve narkotike në afërsi të shkollave,nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, u bë finalizimi i Plan – Operacionit të koduar “Fusha e Rërës”, ku si rezultat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Ardian Llana, 46 vjeç, banues në Durres, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Nga Policia Kriminale e D.V.P Durrës disponoheshin informacione se shtetasi Ardian Llana, i dënuar më parë për vrasje, posedon armë zjarri dhe lëndë narkotike të llojit cannabis dhe heroinë, ku tentonte ti shpërndante në afërsi të shkollave.

Mbi bazen e këtyre informacioneve, u organizua dhe u zhvillua operacioni i koduar "Fusha e Rërës" ku u kap në afërsi të një shkolle, shtetasi i mësipërm.

Gjate kontrollit, shtetasit Ardian Llana ju gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e proves materiale një sasi lënde narkotike cannabis sattiva dhe doza heroine (56 grame canabis dhe 7 doza heroine)

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.