13 maj 2015 – Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 31-vjeçarin Elvis Mona, i cili ishte shpërndarës heroine në zona të ndryshme të qytetin të Durrësit.
Mona u kap në flagrancë ditën e djeshme më 12 maj, nga Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë Durrës, pas një hetimi 1 mujor në bashkëpunim me Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Burime të policisë bëjnë të ditur se gjatë kontrollit që u bë në banesën e 31-vjeçarit nga Durrësi, iu gjet dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
•Rreth 120 gramë lëndë narkotike e dyshuar të llojit heroinë,
•Rreth 4.5. gramë kanabis sativa,
•Mjeti ‘Fiat Punto’ me targë AA 023 FL,
•2 aparate telefoni celularë.
Elvisi tashmë akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





