Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka përfunduar shtetasi Selim Rushiti, pasi shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i kanë gjetur në banesë lëndë narkotike canabis sativa e ndarë në 200 doza të vogla gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Mbi bazën e kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë policore se një person dyshohej se posedonte në banesë lëndë narkotike dhe e përgatiste në doza të vogla duke e shpërndarë në afërsi të shkollave në qytetin e Bulqizës, kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i kanë gjetur në banesë lëndë narkotike canabis sativa e ndarë në 200 doza të vogla gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. R.,29 vjeç, banues në Bulqizë”, njofton policia.