Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me një sasi kokaine. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Kristian Ndoci, banues në Kurbin.

Më datë 22.05.2018,  gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë e dyshuar narkotike kokainë, të cilat i mbante për t'i shitur, informon policia.

Ai akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.