29 korrik 2013- Një shpërndarës lëndësh narkotike është arrestuar në flagrancë në zonën e plazhit nga struktura Kundër Narkotikëve në Durrës.Sipas informacioneve të policisë, në orën 03.00 të datës 26 korrik, është kryer arrestimi në flagrancë i Paris Shuli, 20 vjeç, banues ne Durrës, të cilit gjatë një kontrolli të iniciuar nga punonjësit e Policisë, iu gjetën me vete 5 qese me substancë që për nga karakteristikat ngjasonin me lëndën narkotike te llojit kokaine.Materialet hetimore të përpiluara lidhur me rastin për veprën penale "prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" iu përcollën Prokurorisë se Rrethit Durrës për hetime të mëtejshme.





