Pas një hetimi të kryer bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë kanë finalizuar operacionin e koduar “Parts 35”.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi V. F., 29 vjeç, banues në Fushë Dukat.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe dhjetëra doza të kësaj lënde, gati për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.