Policia ka arrestuar ditën e sotme një 48-vjeçar në Tiranë. Ai ra në prangat e policisë, pasi dyshohet se shpërndante kokainë të ndarë në sasi të vogla.
Gjatë kontrollit fizik atij iu gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, dy peshore elektronike dhe automjeti i tij. Policia ka shoqëruar 48-vjeçarin drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Goditet 1 rast i shpërndarjes së drogave të forta në sasi të vogla. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, 2 peshore elektronike dhe 1 automjet. Vihet në pranga 48-vjeçari që i posedonte.





