Persona ende të paidentifikuar kanë vëndosur eksplozivë, duke shkaktuar kështu një shpërthim Malësinë e Madhe. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një mjet i parkuar.
Dyshohet se mjeti që ka shpërthyer me lëndë eksplozive është në pronësi të Sokol Gobetit, 50 vjeç, me detyrë punonjës policie në doganën e Hanit të Hotit.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Mjeti ka shpërthyer teksa ishte i parkuar para banesës ne fshatin Pjetroshan, ndërsa nuk dihen ende motivet dhe shkaqet. Forca policore e kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.





