Të paktën 150 persona janë arrestuar në Francë në ditën e dytë të protestave pasi një adoleshent 17-vjeçar u vra nga policia. Në periferi të Parisit, Nanterre, ku djali u qëllua për vdekje pas një urdhër-ndalimi, u shënua një natë tjetër dhune, ndërsa policia hodhi gaz lotsjellës dhe protestuesit reaguan duke hedhur fishekzjarrë ndaj oficerëve dhe u vunë flakën automjeteve.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha të enjten: “Një natë dhune e padurueshme kundër institucioneve të Republikës: bashkia, shkolla dhe komisariate të djegura ose të sulmuara. 150 arrestime. “Mbështetje për policinë, xhandarët dhe zjarrfikësit që përballen me guxim me protestuesit. Turp për ata që nuk bënë thirrje për qetësi.”

Rebelët i vunë flakën edhe ndërtesave, ndërsa njerëzit dolën në rrugë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Trazira u raportuan gjithashtu në zona të tjera në të gjithë Francën, duke përfshirë qytetet veriore të Lille dhe Amiens, së bashku me Dijon në lindje dhe Toulouse në jug.

Ministria e Brendshme tha se dhjetëra oficerë policie u plagosën gjatë përleshjeve.