Protesta vazhdon dhe nuk do të ndalojë derisa qeveria të tërhiqet nga plani i saj për të hedhur në tokë godinën e Teatrit Kombëtar.

Edhe këtë të hënë, artistë dhe njerëz të shoqërisë civile janë mbledhur në proteste kundër qeverisë dhe planit për të prishur godinën e Teatrit Kombëtar për t’i lënë vendin ngrehinës së re të teatrit.

Fjalën i pari e ka marrë aktori Alfred Trebicka, i cili nuk i ka kursyer akuzat drejtuar kryeministrit Edi Rama.

“Diktaturat e sofistikuara kanë shembuj jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë… por kanë dhe shembuj kundërreagimi, dhe është e freskët fare! Robert De Niro i tha fuck you Donald Trump-it, dhe ne duhet t’i themi këtij tonit fuck you”, tha Trebicka.

Pak ditë më parë qeveria paraqiti një drat të veçantë për prishjen e godinës së Teatrit, toka e së cilës do t’i jepet një kompanie pa tender dhe garë, një draft që është cilësuar nga shumë avokatë si i paligjshëm dhe antikushtetues.