Nënkryetari i PD-së së Durrësit, Arlind Boshku ka “shpërthyer” në një status në Facebook për atë që ai e quan turizëm çorbë, të gatuar nga vetë shteti, që sipas tij vetëm shtet nuk është.
Duke analizuar aksionin e ndërmarrë prej disa javësh nga Task Forca përgjatë gjithë vijës bregdetare të Durrësit, Boshku megjithëse mbështet faktin që çdo plazh të ketë hapësirën e tij publike, shtron disa pyetje për qeverinë dhe bashkinë:
“Pse nuk i keni marre masat perpara se te filloje sezoni turistik?
Pse i lejoni qe bizneset te blejne shezllone edhe cadra edhe me pas i sekuestroni?
Pse i lejoni keta biznese te licensohen dhe me pas i terrorizoni?
Pse i lejoni te paguajne taksen e truallit per vendin (hapesiren) qe kane “zene” dhe me pas i thoni nuk lejohet te ushtroni veprimtarine ketu madje i gjobisni edhe i kallezoni penalisht! Etj etj”,- pyet Boshku.
Postimin e tij, nënkryetari i PD-së së Durrësit e mbyll duke shprehur keqardhjen se sipas tij “ky Shtet legen po pergatit serish ikjen nga Shqiperia te njerezve si asokohe 8 gusht 1991”.
Postimi i plotë i Arlind Boshkut:
Turizmi ne Durres, çorbe e gatuar nga vete Shteti!
Ne keto dite te nxehta te gushtit dhe ne kulmin e sezonit turiskik shikoj se si Qeveria dhe Bashkia Durres po “menaxhojne” turizmin ne qytetin e Durresit! Nje SKANDAL ne kuptimin e plote te fjales, terrorizohet plazhi edhe biznesi duke vene ne pune te gjitha hallkat e shtetit e te gjithe grupet e kontrolleve!
P.sh. Policia e Shtetit ka zbarkuar ne bregdet tek cadrat e pushuesve!!! Per cfare??? Per hapesirat publike per pushuesit… Personalisht jam shume dakort qe ne cdo plazh duhet te kete edhe hapesira publike.
Kam disa pyetje per kete Shtet qe vetem Shtet nuk eshte.
Pse nuk i keni marre masat perpara se te filloje sezoni turistik?
Pse i lejoni qe bizneset te blejne shezllone edhe cadra edhe me pas i sekuestroni?
Pse i lejoni keta biznese te licensohen dhe me pas i terrorizoni?
Pse i lejoni te paguajne taksen e truallit per vendin (hapesiren ) qe kane “zene” dhe me pas i thoni nuk lejohet te ushtroni veprimtarine ketu madje i gjobisni edhe i kallezoni penalisht! Etj etj
Nje gje di te them qe ky Shtet legen po pergatit serish ikjen nga Shqiperia te njerezve si asokohe 8 gusht 1991.





