Fushë Krujë, 28 shkurt 2014 – Një tjetër shpërthim me eksploziv. Këtë herë objekt i shpërthimit ka qenë një automjet i parkuar poshtë një pallati në lagjen “Punëtori” të Fushë-Krujës. Policia që ka mbërritur në vendngjarje po kryen veprimet e para proceduriale për të zbardhur ngjarjen. Fatmirësisht nga shpërthimi i automjetit nuk janë regjistruar viktima. Mësohet se automjeti i shpërthyer është i tipit Fiat Punto, ngjyrë blu, me targa AA 052 FD dhe i përket shtetases M.Isufi. Ngjarja ka tronditur banorët e pallatit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





