Burrel, 28 shkurt 2013 – Rreth orës 22:00 një tjetër automjet ka shpërthyer si pasojë e hedhjes së një kapsolle minierash. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Partizani" në Burrel, ndërsa mësohet se mjeti që ka shpërthyer është në pronësi të punonjësit të SHISH-it, Lumturi Sula.
Në momentin e shpërthimit makina ka qenë e parkuar në anë të rrugës. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, ndërsa shpërthimi shkaktoi panik tek banorët e zonës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ky është rasti i dytë brenda një harku prej rreth dy orësh, që regjistrohen shpërthime automjetesh. Po mbrëmjen e sotme në qytetin e Fushë-Krujës shpërtheu automjeti i një 42 vjeçareje, por fatmirësisht pa viktima.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





