Avokatja Enida Bozheku, ka komentuar sloganin e PS për zgjedhjet e 14 majit, “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”.
E ftuar në Euronews Albania, ajo tha se slogani ka temë tallëse të natyrës seksuale.
Më tej ajo shtoi se slogani ishte shumë fyes për kundërshtarin, ndërsa nuk kurseu as ironitë.
“Natyra e këtij slogani ka temë tallëse të natyrës seksuale. Personalisht mu duk fyese. E para mu duk fyese për kundërshtarin. Nuk ke pse ta bësh në atë lloj mënyre, është shumë vulgare. Mbase u pëlqen sepse kjo është pjesë e qasjes së tyre”- tha ajo.