Barcelona ka fituar në Valladolid, duke mundur kundërshtarët, por edhe fushën. Ka qenë një betejë e vendosur nga goli i francezit Dembele dhe nga një gol i anuluar me të drejtë nga VAR për vendasit. Gjithsesi, polemikat më të mëdha pas ndeshjes kanë ardhur për gjendjen e fushës.

Kapiteni i Barcelona-s, Sergio Busquets, ka thënë për “Marca”: “Është absurde që asnjë nga La Liga nuk ka ardhur të kontrollojë. Dukej një plazh, këtu nuk mund të luhet”.

Edhe trajneri Valverde ka folur në lidhje me këtë gjatë konferencës për shtyp: “Është e pabesueshme të shikosh një fushë të tillë, por jam i sigurt se Valladolid nuk ka faj. Por nëse duam ta “ndërkombëtarizojmë” La Liga-n, duhet të bëjmë më mirë”.

Barcelona ka bërë të ditur se do të bëjë një ankesë zyrtare për gjendjen në të cilën është luajtur sfida kundër Valladolid, madje edhe vetë presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Tebas ka thënë: “Do të hapim një hetim, nuk mund të luhet në këto kushte”.