Një e papritur ka detyruar kompaninë Samsung që të shtyjë me të paktën dy javë nisjen e shitjeve për Galaxy Note 7, produkti i fundit i serive Note, i cili duhej të duhej të hidhej në treg pikërisht ditën e sotme.
Kompania koreano-jugore njoftoi se ka ndalur përkohësisht dërgesat për tre kompanitë kryesore të telefonisë celulare në vendlindje dhe shkak është një problem me baterinë e pajisjes.
Vetë kompania nuk ka dhënë shumë detaje për problemin në fjalë, por nëpër forumet teknologjike thuhet se janë regjistruar disa raste shpërthimi të telefonit gjatë ose pas karikimit.
Samsung thotë se është duke kryer testimet e nevojshme për riparimin e avarisë dhe kërkon dy javë kohë për ta korrigjuar atë.
Sa u takon parametrave, Note 7 ka të njëjtat me S7 dhe S7 Edge, një procesor Qualcomm Snapdragon 820, 4 GB RAM, të njëjtën teknologji karikimi dhe Ëifi dhe kamera kryesore 12 megapixel.
Ndryshimi është bateria, që është 3500 mAh, 500 më shumë se paraardhësi i tij, ndërsa risia më e madhe është tek identifikimi përmes skanimit të syve, teknologjia “Iris Scan”, që i shtohet asaj me gjurmë gishtërinjsh. Pajisja është rezistente ndaj ujit, madje edhe mund të shkruash mesazhe nën ujë me të.





