Një ngjarje e rëndë është shënuar në një lokal në Gramsh. Burime bëjnë me dije se ka shpërthyer ngrohësja në një lokal dhe për pasojë tre veta janë lënduar.

Raportohet se tre personat janë dërguar në spitalin e QSUT-së, ndërkohë që një prej tyre është në gjendje të rëndë.

Dy personat e tjerë janë jashte rrezikut për jetën. 

Njoftimi i policisë:

Gramsh/ Informacion paraprak

Nē fshatin Gramsh, në një lokal duke ndezur  soben e drurit me benzin ka marrë flakë ku ka shpërthyer bidoni me beznin, si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A.H., 45 vjeç, A.P., 48 vjeç,  dhe E.H., 28 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin e Tiranës për një mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.