Një banesë në katin e pestë të një pallati, është përfshirë nga flakët për shkak të shpërthimit të një bombole gazi.

Brenda në banesë gjatë shpërthimit ndodhej vetëm një grua e cila ka arritur që të largohet me shpejtësi.

Fatmirësisht nuk është raportuar asnjë viktimë apo dëmtim në njerëz, vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës pranë rrugës Trasn-ballkanike.