Një incident ka ndodhur mesditën e sotme në Leskovik, Kolonjë, ku dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi në një banesë.

Si pasojë e shpërthimit, është dëmtuar pronari i shtëpisë, një 67-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës, ndërsa forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje. Hetimet paraprake po vazhdojnë për të zbardhur shkaqet e incidentit.

Njoftimi i policisë:

Leskovik, Kolonjë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombol, që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.