Një bombol gazi ka shpërthyer ditën e sotme në Elbasan, e për pasojë dhoma e jashtëme e banesës është përfshirë nga flakët.
Nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz dhe as dëme materiale.
“Më datë 16.10.2021, rreth orës 11:00, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, në një dhomë jashtë banesës e cila përdorej për gatimë në pronësi të shtetases H.V., ka rënë zjarrë si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit“, thotë policia.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





