LIBRAZHD– Një grua 52 vjeçe është djegur rëndë, teksa ishte duke e ndërruar bombolën e gazit.

Sipas policisë bëhet fjalë për Z. Balliu, nga fshati Dragostunjë, Librazhd, e cila si pasojë e plagëve të rënda është dërguar menjëherë në spitalin e Librazhdit dhe nga aty është transferuar në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, ku vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën.

Sipas policisë e zonja e shtëpisë ka qenë duke ndërruar bombolën e gazit, që i ka shpërthyer në dorë.