Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në fshatin Reps të Mirditës, ku si pasojë ka humbur jetën një 60-vjeçar.
Viktima është identifikuar si shtetasi Nikoll Prendi, vëllai i ish-gardistit Ndrea Prendi, ndërsa shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë shpërthimi i një bombole gazi.
Mirditë/Informacion paraprak
Më datë 04.10.2021, rreth orës 13:40, në fshatin Reps, Mirditë, si pasojё e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.P., 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhën në vendngjarje.
Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.





