Pasditen e sotme, ka shpërthyer një bombol gazi në një banesë në lagjen nr.4, në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e qytetarit Mikel Steriopulli, ku bombola e gazit ishte e vendosur në ballkon.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se nga zjarri, ka pasur vetëm dëme materiale.

Arritja në kohë e shërbimeve zjarrfikëse, bënë të mundur shuarjen e zjarrit dhe nuk mori përmasa të mëdha.