Një bombol gazi ka shpërthyer në një apartament në katin e katërt të një pallati.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit të Korçës.

Në momentin e shpërthimit mësohet se nuk ka pasur persona brenda banesës dhe raportohet për dëme të shumta materiale.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dha ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.