Dy persona kanë pësuar djegie pasi në banesën e tyre kanë shpërthyer flakët.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin panaja të Vlorës dhe shkak është bërë një bombol gazi.

NJOFTIMI I PLOTE

Në fshatin Panaja, Vlorë, si pasojë e flakëve të shkaktuara nga bombola e gazit, kanë pësuar djegie në banesën e tyre shtetasit L.S., 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij M.S., 49 vjeçe.

Si pasojë M.S ndodhet në Spitalin e Vlorës ndërsa shtetasi L.S është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore.