TIRANE– Një bombol gazi ka shpërthyer sot në orët e mëngjesit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Pallatit të sporteve, Asllan Rusi në kryeqytet.

Policia bën me dije se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa nuk ka raportime për pasoja në njerëz.

Zjarrfikëset dhe policia pas sigurimit të vendit të ngjarjes, po vazhdojnë hetimin për shkaqet e shpërthimit.