Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Durrës, digjen nënë e bijë.
Sipas informacioneve paraprake që përcjell sot policia e Durrësit, ngjarja ka ndodhur dje pasdite, ndërsa dy shtetaset e dëmtuara ndodhen në Spitalin “Nënë Tereza” Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 09.09.2017, rreth orës 19:40, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Durrës kanë shkuar shtetaset V.P. 40 vjeçe dhe A.P. 17 vjeçe, (nënë e bijë) të cilat ishin djegur në banesë nga bombola e gazit.
Shtetaset e dëmtuara ndodhen në Spitalin “Nënë Tereza” Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





