Banesa e një gruaje në lagjen nr.18 në qytetin e Durrësit është përfshirë nga flakët.
Ditën e premte më 1 qershor, në banesën e shtetases F.K., vjeçe 37, ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale.
Policia thotë se nga veprimet e kryera, rezultoi se zjarri është shkaktuar nga bombola e gazit.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim. Neni 151 i Kodit Penal.





