Dy persona në Durrës janë lënduar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në banesë.

Ngjarja aksidentale ka ndodhur të premten (9 nëntor 2018) në lagjen nr.13 në Durrës.

Policia njofton se për pasojë janë janë lënduar shtetasit B.T dhe M.T, vjeç 46 dhe 17, të cilët ndodhen në spital jashtë rreziku për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.