Tre persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim i ndodhur në një lokal në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal veror në Ksamil, ku u plagosën pronarja, një punonjëse dhe një pushuese.

Nga të dhënat e para mësohet se shpërthimi ka ardhur nga një bombol gazi. Të plagosurit kanë marrë djegie të pjesshme në trup dhe janë nisur për në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Të plagosurat:

1- Dh.M., 43 vjeçe, banuese në Ksamil (pronare e lokalit)

2- M.B., 19 vjeçe, banuese në Tiranë (punonjëse)

3- Gj.T., 19 vjeçe, banuese në Tiranë (pushuese).

Ngjarja ka ndodhur në plazhin e quajtur “Pulëbardha”, ku në lokalin veror në pronësi të shtetases Dh.M., dyshohet se është çarë dhe ka shpërthyer tubi i bombolës së gazit.