Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Kamëz, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm, në rrugën “Londër” të Kamzës, në banesën e një familjeje.

Nga ky shpërthim ka mbetur i plagosur një prej anëtarëve të familjes, i cili është transportuar me urgjencë në spital. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit.