Një bombol gazi ka shpërthyer në një apartament në Fier, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "29 Nëntori" të qytetit.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa janë dëmtuar disa pajisje në banesë.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e Fierit që kanë shuar zjarrin.