Një shpërthim ka ndodhur pasditen e sotme në një banesë në Kashar, ku sipas informacioneve paraprake shkak ka qenë një bombol gazi.

Sipas informacioneve, mësohet se banorët e pallatit kanë dalë jashtë të alarmuar ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë arritur të vënë flakët nën kontroll.

Mësohet se familjarët e kishin ndezur për të gatuar dhe më pas ishin larguar nga banesa duke e harruar ndezur.