Në katin e pestë të një pallati në Pogradec ka shpërthyer një bombol gazi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 në lagjen nr.5, ku fatmirësisht nuk ka të plagosur.
Në momentin e shpërthimit të bombolës në banesë kanë qenë 2 të moshuar të cilët kanë thënë se në atë moment po konsumonin kafenë e mëngjesit kur bombola ka rrjedhur gaz e më pas ka shpërthyer.
Për pasojë, shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje për hetimet përkatëse.





