Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Katund Sukth.

Ngjarja është regjistruar dje në mëngjes rreth orës 10:30, e fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Më datë 26.02.2017, në fshatin Katund Sukth, në banesën e shtetases V.H, 55 vjeçe, si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola, ka patur një shpërthim, ku ka dëme materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, si ngjarje aksidentale”, thuhet në njoftimin e policisë.