Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Lezhë në lagjen “Besëlidhja” pasditen e sotme.

Nga flakët pësoi lëndime në duar 70-vjeçari, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës.

Ndërsa, zjarri në banesë u shua nga ana e zjarrfikësve të cilët ndërhynë në kohë.