Një bombol gazi ka shpërthyer në një byrektore në Elbasan.

Ngjarja u regjistrua paraditen e sotme pranë poliklinikës së specialiteteve dhe drejtorisë së policisë.

Mediat në vend raportojnë se si pasojë ka vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht kanë shpëtuar mrekullisht punonjësit e byrektores, por edhe kalimtarët e rastit.

Policia dhe zjarrfikëset mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.