Shpërthen sërish një bombol gazi në një byrektore në Tiranë, por fatmirësisht pa lënë viktima apo të plagosur.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm pranë gjimnazit “Partizani”, ku raportohet vetëm për dëme materiale.

Inspektorët deklaruan se shpërthimi erdhi si pasojë e keqpërdorimit të bombolës së gazit.

Pronari kishte përdorur shkrepësen për ta provuar nëse e kishte montuar mirë bombolën, duke shkaktuar kështu dhe shpërthimin.

Në dyqan ndodheshin 3 bombola të koaluduara me të gjitha elementet e sigurisë dhe të kolauduara me afat deri në 2020-n. Dy prej tyre ishin boshe, ndërsa njëra e mbushur.

Forcat zjarrfikëse dhe të policisë ndodhen në vendngjarje.