Tre pjesëtarë të një familjeje kanë mbetur të plagosur rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit në banesën e tyre.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Shezaj të Peqinit, nga ku raportohet se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se bombola ka shpërthyer në momentin që po montohej.

Të lënduar kanë mbetur një burrë dhe dy gra, të cilët kanë pësuar djegie në trup, por gjendja e kryefamiljarit është më e rëndë.