Një bombol gazi ka shpërthyer ditën e sotme në një banesë në Shkodër.
Mësohet se për shkak të shpërthimit, banesa e 51-vjeçarit N.G është përfshirë nga flakët.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:50, në lagjen “Guerrile”, dyshohet për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. G., 51 vjeç.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin. Nga përhapja e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.