Një shpërthim bombole gazi ka ndodhur në Librazhd paraditen e kësaj të marte, çka ka lënë të plagosur 63-vjeçarin Safet Qarri.
Ngjarja ka ndodhur pranë banesës që ai kishte marrë me qira dhe aty kishte një lokal (biznes) për shitje farërash bujqësore dhe fidana frutorë.
Mësohet se Qarri në momentin e shpërthimit ka qenë duke gatuar, ndërsa tashmë është nisur për në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ka djegie të shumta të trupit.
Safet Qarri ka shërbyer prej disa vitesh në repartin e zjarrikseve Librazhd dhe Policinë e Shtetit, por vitet e fundit i ishte përkushtuar aktivitetit privat.