Një automjet është djegur gjatë natës në Himarë, ndërsa pronari i saj ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën pranë një lokali ku ka marrë flakë automjeti tip “Audi” në pronësi të 26-vjeçarit J. I. i cili ka mbetur i plagosur.

Policia thotë se dyshohet se flakët janë shkaktuar si pasojë e shpërthimit të depozitës në mjet.

Mësohet se kur 26-vjeçari ka shkuar të shohë çfarë kishte ndodhur pas shpërthimit të parë që kishte ardhur nga bombola e gazit në mjet, është dëmtuar pas një shpërthimi të dytë.

Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.