Një rrjedhje e bombolës së gazit ka djegur tërësisht një dyqan i cili shërbente për pjekjen e mishit.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në një dyqan në lagjen 28 Nëntori ku për shkak të rrjedhjes së bombolës së gazit është djegur i gjithë dyqani. Me gjithë ndërhyrjen e forcave të zjarrfikëseve të cilët kanë mundur të shuajnë flakët e zjarrit, dëmi ka qenë i madh.

Ndërkohë që policia ka marrë në pyetje pronarët e subjektit i cili u shkrumbua totalisht.