Një bombol gazi ka shpërthyer mesditën e sotme në Voskopojë.
Si pasojë kanë pësuar djegie trupore shtetasit: F. L., rreth 63-vjeç, banues në fshatin Goskovë, K. B., rreth 30-vjeç, banues në fshatin Voskop dhe shtetasja A. N., banuese në Voskopojë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat e para, rezulton se shtetasit e mësipërm (familjarë me njëri-tjetrin) kanë qenë në fshatin Voskopojë, në banesën e shtetases A. N., në momentin kur ka shërthyer bombola e gazit.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.





