Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Devoll, ku kanë marrë lëndime të lehta në trup 2 persona.

Mësohet se ngjarja ndodhi në fshatin Kapshticë të Devollit ne banesën e shtetasit Siri Pasholli, dhe si pasojë e shpërthimit kanë marrë dëmtime të lehta në duar shtetasit S. Pasholli dhe T.Pasholli të cilët po marrin mjekim në spitalin e Devollit.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe zjarrfikësja që ka fikur bombulën dhe po kryhen veprimet proceduriale.