Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen muzeale “Mangalem”. Shkak për rënien e zjarrit është bërë shpërthimi i një bombule gazi.

Kanë qenë familjarët, ata të cilët kanë lajmëruar shërbimet e zjarrfikësve.

Forcat zjarrfikësve bënë të mundur lokalizimin në kohë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt banesave të tjera.

Si pasojë e zjarrit ka marrë dëmtime të lehta në dorë shtetasja F. S, dhe ka dëme materiale në njërën nga dhomat e banesës.